Mbrëmjen e së mërkurës sipërmarrësi në fushën e ndërtimit Eduart Reçi u ekzekutua me plumb në kokë, afër “Rrugës së Elbasanit” në Tiranë.

Pas kontrolleve dhe eksperimenteve të kryera në vendin e krimit, grupi hetimor ka arritur të gjejë predhën me të cilën u qëllua 52-vjeçari. Predha ka qenë tejshpuese, ndërsa gëzhoja nuk është lokalizuar ende.

Referuar grupit hetimor, qitësi dyshohet se ka qenë në një distancë rreth 30 metra larg objektivit. Po ashtu ka dyshime se arma që është përdorur ka qenë armë sportive. Sakaq, grupi hetimor ka kontrolluar telefonin e viktimës, por pa mundur të gjejnë informacione kyçe, që mund t’u shërbejnë hetimeve mbi pistat e dyshuara për shkaqet e krimit.

Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet është ajo e konflikteve të pronësisë, pasi Reçi nga viti 2018 kishte hapur një kompani ndërtimi.