Reagim i Partisë Socialiste Shkodër,
Shpif, shpif se diçka do ngelet!
Ky është rasti që kërkon të risjellë në vemendje humbësi i 14 Majit, të cilin shkodranët e larguan me votë.
Një fletë bakalli, siç i themi ne në Shkodër, me emra të cilët përdoren politikisht, por që në fakt nuk përmbajnë asgjë të vertetë.
Ka zgjedhur të njollosë Ujësjellës Kanalizime, që për fat të mirë sot po bën punën e 30 viteve, me kolektorin kryesor të qytetit, që humbësi i zgjedhjeve me miqtë e tij e lanë në atë gjendje sa drejtuan Shkodrën.
Shkodranët kanë folur me 14 Maj dhe flasin sërish edhe aty ku poston humbësi i zgjedhjeve, por e verteta nuk i pëlqen atij dhe subjektit të tij politik.
Nëse duam të flasim për përfshirje politike, rasti tipik është në Bashkinë Shkodër.
Drejtoresha e Gjëndjes Civile, Vildana Gushta është krah humbësit të zgjedhjeve, sot N/Kryetare e Partisë Demokratike që organizon edhe mbledhjet e tij dhe vazhdon e pashqetësuar nga askush në Bashkinë Shkodër. (Në foto mesazhi që qarkullon ne rrjetet sociale)
Kjo është e verteta, por që ndryshe nga Ju, Partia Socialiste e Shkodrës nuk i përdor por i neverit shpifësit që Shkodrën e kanë përdorur për 30 vite, e sot askush nuk ju beson më!
Sa për kujtesë dhe transparencë ndaj Shkodrës, mos harro hetimin që ka nisur për vilat e tua dhe ish nën kryetarit Ardit Qylybyli në Shirokë.
(Në foto komentet e shkodranëve…)