Prezenca e sallave mortore poshte palleteve ne qender te qytetit te Shkodres, jo pak here ka qene ne qender te vemendjes se shqetesimeve te ngritura nga qytetaret e Shkodres.

Madje shpesh here kjo ceshtje, ka qene edhe teme dite e sjelle me shume shqetesim nga keshilltare te majte apo te djathte duke e ngritur kete fakt si nje shqetesim real dhe qe krijon probleme per banoret e Shkodres.

Perballe kesaj situate, Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci, sot ne nje postim ne rrjetet sociale ka bere publik propozimin qe do te beje Bashkia Shkoder ne Keshillin Bashkiak te Shkodres: Jo me salla mortore ne qender te qytetit prane zonave te banuara, nderkohe qe edhe pertej qendres sallat mortore nuk do te lejohen ne katet e para te pallateve te banimit.

Postimi :
Të nderuar banorë të Shkodrës,
Një nga problemet më shqetësuese që me të drejtë është sjellë shpesh në vëmendjen tonë ka qenë prania e sallave mortore pranë zonës urbane të qytetit.
Kemi krijuar një grup pune për evidentimin e këtyre ambienteve që sjellin shqetësim për komunitetin.
Është përgatitur një hartë me propozimin si më poshtë :
🔴 Në zonën e vijëzuar do të jetë i ndaluar ushtrimi i aktivitetit të sallave mortore/shtëpi funerali/ salla pritjeje.
🔴 Në pjesën tjetër do të jetë i ndaluar shfrytëzimi i mjediseve të banuara kryesisht katet e para të pallateve për salla mortore/shtëpi funerali/ salla pritjeje.
Ky propozim do të shqyrtohet në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.
Mirëpresim sugjerimet tuaja për këtë iniciativë që është në dobi të banorëve të Shkodrës.