Një 15-vjeçar nga Shkodra ka humbur kontaktet me familjarët që prej ditës së djeshme.

Aurel Bibaj, ditën e hënë është nisur për në shkollë si gjithmonë bashkë me vëllain e tij, por pasi ka lënë në oborr vëllanë, vetë është larguar.

Shokët e shkollës e kanë parë për herë të fundit rreth orës 08:40 te Ura e Mesit, në Shkodër, por nuk dinë ku ka shkuar më tej.

Babai i 15-vjeçarit banues në Postribë ka bërë denoncim në polici, por ende asnjë gjurmë prej tij.

Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve për gjetjen e menjëhershme të tij pasi është tepër i shqetësuar se mund t’i ketë ndodhur diçka.
Numër kontakti: 0688148899