Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë përkohësisht qelinë dhe ka shkuar për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check Up.

Ai u thirr ditën e sotme, pasi më herët dje dëshmoi biznesmeni Ilir Rrapaj. Beqja ka hyrë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit i prangosur dhe i shoqëruar nga forcat e policisë.

Beqaj ndodhet pas hekurave i akuzuar për shpërdorim të fondeve të SASPAC dhe gjithashtu nën hetim me masë “detyrim paraqitje” për koncesionin e Sterilizimit. Ditën e djeshme në këtë komision ka dëshmuar biznesmeni Ilir Rrapaj, gjithashtu i arrestuar për koncensionin e Sterilizimit.

Pas hetimeve dhe kërkesës së SPAK-ut, gjykata ka caktuar masë arresti me burg, për Beqajn dhe dy bashkëpunëtorë të tij, “arrest shtëpie” për dy persona të tjerë, si dhe “detyrim paraqitjeje” për dy persona.