Partia Socialiste në qarkun Shkodër, vijon takimet në kuadër të riorganizimit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Këtë të martë, ka patur një takim të zgjeruar jo vetëm me drejtues politik dhe të institucioneve të qeverisjes vendore por dhe të asaj qendrore në nivel qarku ose drejtuesit e drejtorive rajonale.

Takimi është zhvilluar në Malësi të Madhe dhe organizator e mikpritës ka qenë kryebashkiaku Tonin Marinaj. Ka qenë vetë Marinaj, ai që ka publikuar edhe një foto nga ky takim, me një koment të thjeshte:

“Me drejtuesin politik të qarkut Shkodër z.Benet Beci zhvilluam një takim pune me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në qark ku secili ka një rol thelbësor në të gjithë procesin e fuqizimit të kësaj familje politike dhe se bashkëpunimi ndërmjet të gjithëve, do të sjellë fitoren e radhës për Malësinë, Shkodrën dhe Shqipërinë.”, shkruan Marinaj.

Nga sa shihet në foto, të pranishëm janë edhe deputetët aktualë të PS- së për qarkun Shkodër, Edona Bilali dhe Frrok Gjini.