“Agro Fest” ka mbledhur në Gurin e Zi operatorët turistikë, fermerë dhe banorë të zonës në një festë ku në fokus ka qene promovimi i resurseve natyrore dhe produkteve të kësaj zone në Bashkinë e Shkodrës.

Për operatorët turistikë të zonës të tilla aktivitete nxisin interesin e vizitorëve për t’u njohur me bukuritë natyrore të Rragamit.

Një pasuri e paçmuar në Gurin e Zi janë edhe artizanët.

E trashëguar brez pas brezi puna me tezgjah nga gratë e zonës është një nga vlerat e veçanta të kësaj zone.

Guri i zi, njësia administrative e cila është vetëm 10 minuta larg Shkodrës mbart vlera të veçantë jo vetëm ne produktet bujqësore të zonës por edhe për bukuritë natyrore dhe historike mes të cilave Rragami me daljen në liqenin e Vau të Dejës, por edhe me historinë e zonës siç është shpella e Gajtanit.