Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot episodin e radhës së podkastit të tij “Flasim”. Rama tha se e mendon heqjen dorë nga puna e tij. Ai ka shtuar se problemi është, sipas tij, se pastaj “mendon si do vazhdojë puna”. Po ashtu ai ka treguar se pjesën e artit e ka shumë më të thjeshtë dhe relaksuese.
“Sa herë mendoj unë ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje. Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks”, tha Rama.