Thuhet se vjeshta është stina e preferuar e piktorëve.

Një koloni e tyre në Shkodër zgjodhën të hedhin në telajo detaje të saj.

Rruga e “Gjuhadolit” në zonën muzeale të qytetit ishte një nga pikat ku ndaluan artistët.

Iniciativa të tilla janë të rëndësishme për promovimin e mëtejshëm të qytetit, sipas organizatorit Tom Therçaj.

50 piktorë nga e gjithë hapësira shqiptare për katër ditë me radhë po realizojnë ndoshta peizazhet e tyre më të veçanta në qytetin ku lindi piktura, Shkodrën e Idromenos.