Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të detyruar kryeministrin Edi Rama për të krijuar qeveri teknike, është që demokratët të angazhohen në greva e bllokime të qëndrueshme.
Gjithashtu, Berisha theksoi se krijimi i qeverisë teknike, është në dorë të tyre dhe se vetëm në këtë mënyrë Rama, mund t’i hapë rrugë rotacionit të pushtetit.
Sali Berisha: “Mbetet zgjidhje e vetme krijimi i qeverisë teknike. A mund të krijohet? Absolutisht dhe është në dorë të demokratëve. Kur demokratët të angazhohen në greva, bllokime e protesta të qëndrueshme Edi Rama nuk mund të rezistojë kurrë, nuk ka më forcë të rezistojë. Rama është i detyruar të firmosë krijimin e qeverisë teknike dhe të hapë rrugën për rotacionin e pushtetit”, shprehet Berisha.