Me 18 shtator të këtij viti Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi aksionin për shembjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit publik “Rikualifikim i hyrjes së qytetit Shkodër dhe bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës”.
Si fillim u prish një hotel, ndërsa janë planifikuar edhe objekte të tjera për t’u prishur.
Tashmë është kryer edhe largimi i inerteve nga kjo zone, ndërsa pritet të nisë faza tjetër e shembjes, ku në total janë janë 11 objekte pa leje për t’u shkatërruar dhe 10 të tjera me leje, por që presin procesin e shpronësimit.
Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative.
Ai përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për evente dhe koncerte.
Pas 21 bizneseve, do të prishen edhe 55 objekte banimi të komunitetit rom.
Gjatë prishjes së objekteve, nuk pati rezistencë dhe as reagime nga pronarët e tyre.