Deri në datën 10 Dhjetor, të rinjtë nga mosha 18-30 vjeç do të kenë mundësi të aplikojnë në thirrjen e parë për grantë për të rinj të hapur nga Bashkia Shkodër´. Prezantimi i kësaj nisme është bërë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” me pjesmarrjen e studentëve dhe të rinjve të Shkodrës.

Rektori i Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, u shpreh se kjo është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë të bëhen pjesë e ideve inovatore dhe krijimit të biznesit.

Bashkia Shkodër ka vënë në dispozicion një fond prej 48 milion lekësh për aplikuesit, e cila vjen si një mundësi e parë për të rinjtë e Shkodrës që të hapin bizneset e tyre me ide inovatore dhe miqësore ndaj mjedisit.

Ftesa është e hapur për të gjithë të rinjtë e moshës 18-30 vjeç, , banues në Shkodër, me një ide biznesi ose një ndërmarrje të vogël ekzistuese, të cilët dëshirojnë të zbatojnë praktika që përkrahin ruajtjen e mjedisit.