Në ceremoninë e certifikimit të punonjëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët u trajnuan për 3 javë nga ekspertë të misionit ICITAP, E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn përmendi në fjalën e saj edhe atentatin e 30 tetorit në Shkodër. VanHorn tha se kostoja e krimit nuk është vetëm humbje në të ardhura apo mundësi, por edhe në jetë njerëzore shqiptare. Ajo shtoi se puna e punonjësve që u certefikuan mbron bashkëqytetarët në mënyra shumë konkrete.

“Vetëm javën e kaluar, kalimtarë të pafajshëm humbën jetën në Shkodër. Kështu që, kostoja e krimit nuk është vetëm humbje në të ardhura apo mundësi, por edhe në jetë njerëzore shqiptare. Puna juaj mbron bashkëqytetarët tuaj në mënyra shumë konkrete”, tha VanHorn.