Anija “Libra” e marinës italiane ka mbërritur sot në portin e Shëngjin me 8 emigrantë në bord. Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë i moshuar dhe me shëndet të dobët.

Tetë emigrantët janë vendosur në qendrën pritëse të Shëngjinit, ku do t’iu nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit. Anija u nis ditën e mërkure nga brigjet e Lampeduses, ndërsa kjo është dërgesa e dyte me emigrantë të kapur në brigjet italiane.