Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se me fitoren e Trump, do të shihet një Amerikë e vlerave dhe jo një Amerikë si ajo e Dumanëve dhe Ramës. I pyetur nëse me fitoren e Trump atij do t’i hiqet nga SHBA “non-grata”, Berisha tha për emisionin “Now” se ai e pret heqjen e “non grata” nga çdokush që do të vinte në pushtet, pasi ky ishte një grusht shteti.
“Shpresa është tjetërkund. Do shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë të Dumanëve, të Edi Ramës që mbështet narko shtetin. Një nga aktet më të rënda në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve është korruptimi i McGonigal nga Edi Rama. një ditë para gjyqit në Shqipëri vinte sekretari i Shtetit dhe u thoshte shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer ndërkohë që të nesërmen kishte gjyqin në washington. Pati një devijim madhor nga vlerat universale që popujt dhe njerëzit e lirë ndajnë me njëri tjetrin. Unë do e prisja nga cilido që do zgjidhej, pasi ky ishte një grusht shteti. Në doktrinën politike ajo që u bë ndaj opozitës shqiptare ishte grusht shteti brenda shtetit në një vend partner”, tha Berisha. /ZËRI