Anëtari i Partisë së Lirisë Faik Basha ishte i ftuar sot në “Breaking”, ku ka folur për deklaratën e fundit të Ilir Metës nga qelia e burgut.
Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka tentuar shumë herë për të marrë Partinë e Lirisë nën shërbimin e tij, me metoda të ndryshme. Sipas tij, këto tentativa kanë shkuar deri tek shantazhimi i strukturave drejtuese.
Ai u pyet edhe nëse Kryemadhi synon të rikthehet në krye të PL tashmë që Meta është në burg dhe për këtë tha se partia ka vetëm një drejtues.
“Zoti Meta gjatë këtyre kohëve ka pasur disa deklarata me të cilat është munduar të sqarojë procesin e montuara nga ana e Prokurorisë. Ka treguar mekanizmat që janë përdorur për të rrëmbyer Partinë e Lirisë e për ta vendosur nën kontrolli ne Ramës. Zoti Meta e ka treguar qartë këtë mënyrë që po përdoret. Nuk kemi të bëjmë me një individ, por me një zinxhir i vetëm që funksionon për një qëllim të caktuar. Ju e keni parë përpjekjet e Ramës, që kërkon të kapë çdo institucion demokrati kenë vend, ashtu siç tentoi të kapë Partinë Demokratike.
Janë përdorur të gjitha mënyrat, duke shantazhuar pjesë përbërëse të strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë. Ne betejën e kemi me Ramën, jo me disa shërbyes që shiten për një sufllaqe.
Kryemadhi po synon rikthimin në klrye të PL? Ne nuk e kemi me bashkëdrejtues partinë, një drejtues kemi”– tha ai.