Avokati Idajet Beqiri ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, ku ka folur në lidhje me hetimin për ish-presidentin Ilir Meta.
Ai ka thënë se SPAK është ndihmuar nga Qipro, SHBA-të dhe nga Zvicra për të gjurmuar llogaritë e fshehta bankare dhe pasuritë që çifti Meta-Kryemadhi zotërojnë.
“Ka filluar seleksionimi. Po merren edhe nga Kadastra të gjitha pasuritë që ka dhe ne do të fdë3gjojmë dhe me numër se sa sekuestro do të vendosen. Është e vështirë gjetja e këtyre pasurive, SPAK ka bërë vlerësim pozitive, e ka bërë dhe në deklaratë publike atë që është ndihmuar nga Qipro, nga SHBA-të, nga Zvicra etj, për të kryer këto hetime dhe për të zbuluar ku i ka fshehur pasuritë dhe ku i ka të ardhurat e fshehura në banka Ilir Meta. Meta është në proces, por kjo procedurë do të bëhet për të gjithë ata që do të jenë nën hetim.
Ka shumë funksionarë që kanë kryer krime të tilla me karakter ekonomik, vjedhje dhe fshehje pasurie. Ka nga ata që u thonë ik bëj disa vite burg aty dhe ik, vafshi në djall, gëzo atë pasurinë që ke vjedhur deri më tani. Një situatë të tillë e dëshirojnë të gjithë këta, sepse nuk u dhemb burgu por pasuria.”- tha avokati.