Subjektet që ofrojnë shërbimin e internetit po punojnë për sistemin e kabllove në lagjen “Rus”, ku po bëhet largimi i tyre nga fasadat e pallateve.
Kabllot e internetit të varura kudo nëpër Shkodër janë një problem jo vetëm estetik, por dhe i rrezikshëm për banorët.
Prej disa kohësh kanë nisur sistemimin e kabllove pranë pallateve, që i janë nënshtruar procesit të restaurimit të fasadave.
Pas përfundimit të sistemimit të kabllove në lagjen “Parrucë” dhe “Xhabije”, aktualisht blloku i pallateve pranë shëshit “Europa” po lirohet nga kabllot.
Ndërsa largimi i tyre shërben edhe për garantimin e sigurisë publike gjithashtu mos cënimin e lëvizjes së ambulancave , zjarrëfikësve dhe jo vetëm.