Mëngjesin e 6 nëntorit mbyllet edhe qendra e fuindit e votimit në SHBA. Ndërsa procesi i numërimit të votave në shumë shtete duhet të jetë pranë përfunduimit.
Por çfarë ndodh pas këtij moment, deri në marrjen e detyrës së Presidentit të ri të vendit?! Kongresi i 119-të Amerikan do të marrë zyrtarisht detyrën më 3 janar 2025, në mesditë.
Kjo datë siguron që të gjithë anëtarët e sapozgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të mund të fillojnë mandatet e tyre dhe të adresojnë prioritetet kryesore legjislative në fillim të vitit. Më 6 janar Dhoma dhe Senati do të numërojnë përfaqësuesit e tyre në një seancë të përbashkët.
Zv.presidenti, që aktualisht mbahet si post nga Kamala Harris, kryeson zyrtarisht marrjen dhe numërimin e votave të hedhura elektorale dhe shpall rezultatin. Në këtë rast, Harris do të shpallë fitoren ose humbjen e saj në përvjetorin e katërt të kryengritjes në Kapitolin e SHBA.
Presidenti i 47-të inaugurohet në mesditën e 20 janarit në Kapitolin e SHBA.
Presidenti në largim zakonisht merr pjesë në inaugurim si një simbol i transferimit paqësor të pushtetit, megjithëse Trump bojkotoi në vitin 2020.
Presidenti i ri fillon punën menjëherë, duke nënshkruar shpesh një sërë urdhrash ekzekutivë për të ndryshuar ose vazhduar disa politika dhe duke mbajtur takime me ekipin e tyre.
Kandidatët dhe mbështetësit e tyre po e përshkruajnë këtë garë atë si një nga zgjedhjet më të rëndësishme të jetës së tyre, që lidhet me rendin demokratik dhe mënyrën amerikane të jetesës.