Është publikuar fotoja e automjetit që dyshohet se kanë përdorur autorët e atentatit mafioz të 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku 4 persona humbën jetën. Sipas raportimeve, “Range Rover” rezulton i vjedhur në lagje 12 në Durrës më 17 Prill të këtij viti, ndërsa ka qenë pronari që asokohe bëri denoncimin për vjedhjen në policinë e Durresit. Kjo është zbuluar nga grupi hetimor pas krahasimit që i është bërë numrit te shasisë, në automjetin që u gjet i djegur, disa minuta pas atentatit.
Atentati ndodhi pasditen e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shqoërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje.