Dua ta mbyll duke dënuar me forcën më të madhe buxhetin e vitit 2025 si një buxhet që shkelmon apo ndëshkon me injorimin e tij qytetarët shqiptarë, shërbimet, nevojat dhe kërkesat e tyre.
Si një buxhet që injoron në mënyrë cinike të gjithë rrogëtarët shqiptarë, pasi nuk përcakton asnjë rritje rroge. Si një buxhet që injoron fermerët e Shqipërisë, pasi ka përcaktuar në mënyrën më tallëse 40 milionë euro gjithsej për 40 përqind të popullatës.

Si një buxhet që shpërfill totalisht biznesin, dhe që jo vetëm nuk parashikon asnjë masë lehtësuese të veprimtarisë së tyre. Merrni eksportet, që janë baras prodhim, kanë një rënie 20 përqind dhe nuk kanë asnjë mbështetje nga ky buxhet. Por në tërësi buxheti jo vetëm që nuk ka një mbështetje, një lehtësi, përkundrazi parashikohen gjysmë miliardë euro t’u merren më shumë. Dhe harroni se ua merr oligarkëve, jo, jo, ata e peshojnë atë në kandar. Ua merr biznesmenëve të vegjël dhe të mesëm.

Si një buxhet që shton më tej rrënimit të shkollave tona dhe të sistemit shëndetësor. Shpenzimet në këto dy sektorë, janë tre herë më të ulëta si përqindje se sa shpenzimet e përgjithshme, Investimet në punëra publike, ku vidhet 90 përqind e fondeve, janë një çomange me të cilën Edi Rama, Belinda Balluku, Erion Veliaj etj, vjedhin dhe rrjepin shqiptarët. Fondi i rimbursimit të ilaçeve është ai që ishte 5 vite më parë. Nuk pasqyron asnjë nevojë në rritje të të sëmurëve dhe qytetarëve të vendit.

Për rreth 800 mijë pensionistë janë lënë për vitin e ardshëm, në mënyrën më cinike, 16 milionë euro. Për pronarët, tre herë më pak se ç’kishin në vitin 2013. Për rreth 180 mijë shqiptarë që jetojnë në varfëri ekstreme me ndihmë ekonomike, nuk është lënë një qindarkë. Pra, unë shpresoj dhe besoj, shqiptarët t’i dalin zot, të bashkohen me opozitën e vërtetë për të firmosur ndryshimin dhe i garantoj se ligji i parë që do miratohet do jetë minimumi jetik me 200 euro për çdo shqiptar.
Nuk do ketë qytetar shqiptar nën 200 euro, pavarësisht nga çdo gjë tjetër. Dhe pastaj dyfishim i rrogave. Rroga minimale 500 euro dhe ai sharlatani i Surrelit thoshte se po deklarojmë pensionin 500 euro. Kemi deklaruar rrogën minimale 500 euro.

Po rritja progresive e pensioneve, të harrojë më se do ketë rritje të rrogave të larta. Absolutisht.
Bile, bile disa prej tyre mund të proporcionohen se nuk është vend i lirë ai vend që përcakton diferencën mes rrogës më të lartë me rrogën mesatare 10-fish apo 20-fish. Në vendet e lira, kjo diferencë është 4 gjer në 6 herë maksimumi. Kurse ky ka vu standardet e vjetra në Shqipëri. Edhe njëherë ftoj qytetarët të bashkohen në këtë përpjekje të madh, mosbindje civile, qeveri teknike dhe ndryshimin e madh të shumëpritur për të gjithë shqiptarët.