Benet Beci ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ndaj një lajmi që qarkulloi në portale se ai ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Bashkisë së Shkodrës.
Beci rrëzon kategorikisht këtë lajm dhe reagon me ironi duke thënë se kjo ka ardhur pasi nesër do të zgjidhet Presidentit i Amerikës, shkruan A2.
“Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dy palët”, shkruan Beci në Facebook.
Ditën e premte, Beci u paraqit në SPAK, ndërsa në dalje nuk pranoi të bënte komente për gazetarët, për arsyen e thirrje së tij në SPAK.