Dy mjete janë përfshirë nga flakët ditën e sotme në Shkodër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, ku dy makinat në pronësi të Sabaudin Hoxhës, janë shkrumbuar totalisht nga flakët.Si pasojë e djegies së mjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.“Rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit Sabaudin Hoxha.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi sot policia.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

?