Pas restaurimit të 55 fasadave të pallateve, nga sot në Shkodër ka nisur faza e dytë e këtij investimi.
Ka qënë vetë kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili ne nje postim ne rrjetet sociale ka ndare detaje nga faza e dytë.
Postimi:
Mirëmëngjes!
Nisim së bashku fazën e dytë të ndërhyrjeve për restaurimin e fasadave të qytetit tonë. Paketa e dytë që ka përfituar Bashkia Shkodër nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Qeveria Shqiptare për transformimin e pamjes së qytetit në hyrje të Shkodrës, shtrihet nga Xhabija përgjatë bulevardit “Mehmet Pashë Plaku” deri në lagjen Perash dhe në zonën e Rusit.
Përveç pallateve, në këtë fazë të dytë do të përfshihen edhe fasadat e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Spitalit Rajonal Shkodër.
Na shkoftë mbarë!