Është zbardhur identiteti i të riut që humbi jetën në Elbasan, teksa po përpiqej t’i vendoste lëndë plasëse në makinë një personi.

Mësohet se viktima është Kristi Agron Balukja, të cilit i shpërtheu lënda plasëse në dorë teksa po tentonte të vendoste në mjetin e shtetasit Renato Çepa.

I riu mori dëmtime të rënda si pasojë e shpërthimit të eksplozivit dhe u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra. 24-vjeçari dyshohet si pjesë e një grupi kriminal, ndërsa ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:10 në lagjen “Shënkoll”.

Shënjestër e atentatit të dështuar është Renato Çepa, i cili njihet si person me precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe ka lidhje me personazhe të botës së krimit.