Durim Bami i kërkon autoriteteve të Dubait të mos ta dorëzojnë në Shqipëri.

Mbrojtësit e të shumëkërkuarit prej SPAK i thanë gazetares së Top Channel Anila Hoxha, se Bami ju ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri.

Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes Metamorfoza ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eliminonin. Bami u arrestua në Dubai teksa ishte nën shoqërinë e familjes si një i kërkuar prej SPAK.

“Me rrezikohet jeta pretendon. Unë nuk akuzohem për vrasje, ata që janë brenda apo në kërkim janë për vrasje”, pretendon Durim Bami.