Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar nga opozita pasditen e sotme në vend.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta falenderon të gjthë qytetarët të cilët dolën në protestë.
Sipas Metës, përballja me narkoshtetin është pa kthim dhe se “nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë”.

Mesazhi i plotë i Ilir Metës:

“Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë”, shkruan Ilir Meta.