Ky është Daut Rexhepi, 65-vjeç, fermer nga fshati Trush i Shkodrës.

Ishte vetëm 30 vjeç kur nisi punën si çoban me 25 krerë bagëti të imëta e ndërsa sot ka 80 krerë.

Mes vështirësive të shumta, ai ka vendosur që t’ia dedikojë jetën bagëtive, punë të cilët ai thotë se e dashuron dhe është shumë i kënaqur me prodhimin që nxjerr nga delet.

Fshati Trush është i njohur për bujqësinë dhe blegtorinë, veçanërisht për rritjen e bagëtive si delet, dhitë dhe lopët për prodhimin e qumështit dhe mishit.

Megjithatë, fermerët e kësaj zone përballen me vështirësi të mëdha, një ndër ta është edhe mungesa e infrastrukturës.

Afërsia me qytetin e Shkodrës e ka lehtësuar edhe shkëmbimin e produkteve bujqësore dhe të blegtorisë në tregjet e qytetit.