Qeveria vazhdon propagandën, që ka nisur që në fillim të vitit, për gjoja rritje pensionesh, për 20% të popullsisë, që është sot rezidente në shqipëri sipas Censit.

Por e verteta është krejt ndryshe.
Në shkurt të këtij viti, i hoqi 8 miliard lekë buxhetit të pensioneve për t’ia kaluar investimeve korruptive në Porto Romano.

Qeveria heq paratë tek shtresa më e varfër, me pension mesatar 18 mijë lekë, kur pensioni minimal, duhet të ishte sa gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi, 37500 lekë.

Në tetor, pensionet i indeksoi me 4.1%, më pak se inflacioni i vitit të kaluar, që ishte 4.67%, me hile përsëri ndaj pensionistëve.

25 lekë në ditë, ishte rritja për pensionet në qytet dhe 15 lekë për ata në fshat.
Qesharake ishte rritja për pensionet familjare në fshat me 3 lekë në ditë.
Mosha e tretë po rrezikon varfëri ekstreme, nuk jane sot ne gjendje të përballojne shërbimet bazë, ngrohjen, barnat, ushqimet dhe sytë i kanë nga fëmijët në emigracion.
Çdo vit po shtohen personat që trajtohen me pensione te pjesshme, në vitin 2023 ato zinin 51.2% të totali të pensioneve të pleqërisë dhe pensioni social është 9327 lekë.

Duke parë reagimin e të gjithëve, KM del tani e gënjen se do rritë pensionet, në 2030.
Per 11 vjet, 2013-2024, pensioni i pleqerisë në qytet është rritë vetëm 36%, nderkohë gjatë qeverisjes së PD per 8 vjet është rritë 68% .

Pensionet në fshat për 11 vjet PS, janë rrite 54%, ndërsa për 8 vjet PD, janë rritë 165%.
Asnjë rritje reale pensionesh nuk do të ketë, pasi kjo qeveri po tallet me të gjithë, e sidomos me ata që thotë se përfaqëson, shtresat më vulnerabël, më të pambrojtura nga ana ekonomike por edhe sociale.