Pastrimi i kanaleve në fushat bujqësore në bashkinë Shkodër mbetet në fokusin e bashkisë. Prej pak ditësh në njësinë Guri i Zi vijon puna për pastrimin e kanaleve të para kulluese.

Aktualisht është bërë e mundur pastrimi i rreth 2 km i kanalit kullues në fshatin Vukatanë

Kjo ndërhyrje po bëhet në bashkëpunim me Bordin e Kullimit dhe Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike

Edhe për fermerët, kjo ndërhyje ishte mëse e nevojshme, pasi prej kohësh kanalet nuk ishin pastruar.

Njësia administrative e Gurit të Zi është një ndër më të prekurat nga përmbytjet gjatë sezonit të reshjeve, ndaj pastrimi i kanaleve pritet të bëjë të mundur evitimin e përmbytjeve të tokave bujqësore