Shqiptarja.com dhe Report Tv zbardh kërcënimet e ish Presidentit Ilir Meta ndaj tre prokurorëve të cilët ndodheshin në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë.

Seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Cokut u shoqërua me tensione.

Të pranishëm në seancë kanë qenë të tre prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Ish presidenti Ilir Meta me tone të ashpra i është drejtuar me fjalë të renda ofenduese kreut të SPAK, duke e cilësuar si “Dum duman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu ta kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar”.

Ndonëse Meta ka fyer gjatë seancën kryeprokurorin e SPAK, ky i fundit ka qëndruar i qetë përballë Metës, ashtu si edhe dy prokurorët e tjetë Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, informon gazetarja e Report Tv Keti Banushi.