Shqiptarët patën mundësi para një viti të shohin publikisht pagat e tyre në rrjetet sociale. Tani kryeministri Rama, në kuadër të luftës ndaj informalitetit paralajmëroi sërish publikimin e pagave, por si në vendet nordike.

Edi Rama foli për paga të gënjeshtërta për 156 mijë të punësuar, që deklarohet se marrin 50 mijë lekë të reja. Kjo një pagë e përjashtuar nga taksimi.

Kryeministri tha se qeveria jep gjysmë miliardë euro për të plotësuar pensionet në nivelin që jepen sot. Vetëm 25 përqind e bizneseve paguajnë TVSH-në. Kryeministri adresoi një lutje për biznesmenët që besojnë në Zot.

Nga inspektimet është vërtetuar se 63% e subjekteve në shkelje, në moskalimin e pagës në sistemin bankar.

Klan News