Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, dëshmoi sot në SPAK për dosjen e “21 janarit”. Pas përfundimit të dëshmisë, ai u shpreh për gazetarët se kishte ofruar sqarime si një person me njohuri mbi ngjarjet. “Kam zbatuar ligjin. I kam zbatuar urdhrat,” theksoi ai.
Burgaj gjithashtu theksoi se Policia e Shtetit kishte përgatitur një plan të detajuar masash dhe se gjatë protestës nuk ishte përdorur as arma dhe as dhunë ndaj protestuesve. Kjo dëshmi vjen në kuadër të hetimeve mbi ngjarjet e asaj dite tragjike.
Burgaj: Dhashë sqarime si person qe ka dijeni. Kam zbatuar ligjin. I kam zbatuar urdhrat” ka thënë ai për gazetarët pasi doli nga SPAK. Policia e Shtetit ka bërë një plan të detajuar masash, kemi zbatuar ligjin, nuk ka përdor as armë dhe as dhunë ndaj protestuesve.