Kryeministri Rama zhvilloi një aktivitet në oborrin e Partisë Socialiste, titulluar “Deputeti që duam”, vetëm një ditë pasi me urdhër të SPAK u arrestua një prej deputetëve të tij, Jurgis Çyrbja, si dhe vetëm pak orë pas prangosjes së rivalit të kahershëm Ilir Meta.

Rama nuk përmendi asnjë prej këtyre dy personazheve, por dha disa mesazhe indirekte për të rinjtë që duan të futen në Parlament. Politika është një rrugë gjarpëruese, tha Rama, teksa foli për duar të pastra e të pista, shkruan A2.

“Kush merr përsipër të hyjë në rrugën e politikës, nuk hyn në një rrugë të shtruar, të drejtë, as hyn në një rrugë që është e sheshtë, por hyn në një rrugë që është si ato shtigjet gjarpëruese që herë shkojnë lart e herë poshtë, e herë ndërpriten nga pengesa. Brenda politikës ka nga të gjitha llojet e problemeve. Partitë përfaqësojnë shoqërinë dhe nuk mund të jenë të ndara nga shoqëria nëse duan të udhëheqin shoqërinë. Të merresh me politikën nuk do të thotë domosdoshmërisht të merresh me një punë të pistë, por me diçka që është shumë fisnike. Si çdo gjë tjetër, duart e pastra bëjnë një punë dhe duart e pista bëjnë një punë tjetër, por në përmbajtjen e vet është një betejë bërrylash. Policia është çdo lloj sporti, por nuk është aritmetik. Një dhe një nuk bëjnë dy, mund të bëjnë dhjetë, por dhe zero”, tha Rama. (A2 Televizion)