Ndonëse zyrtarisht sezoni turistik ka përfunduar, kjo nuk i ka ndalur aspak turistët të vizitojnë nga afër ambjentet e Muzeut të Dëshmisë dhe Kujtesës në qytetin e Shkodrës.

Historiani Xherardo Nikjari thotë se këtë periudhë ka një interes të shtuar nga nxënësit e shkollave nga Shkodra dhe jo vetëm, të cilët njihen nga afër me të kaluarën e trishtë që përjetoi më shumë se kushdo Shkodra nga sistemi monist.

Çdo vit e më tepër ky muze po tërheq vëmendjen e vizitoreve nga e gjithë bota si një nga vendet identitare të historisë së Shkodrës komuniste.

Në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës janë ruajtur qelitë e ish- të burgosurve, vendet e torturave dhe marrjes në hetuesi, por edhe vuajtjeve dhe qëndresës së elementëve antikomunistë të qytetit të Shkodrës.