Një ditë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, detaje të reja mësohen në lidhje me faktin se çfarë pritet të ndodhë me ish-kreun e shtetit.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Meta nesër pritet të dalë në gjykatë, për konfirmim të masës së sigurisë, “arrest me burg”.

Më pas, pritet që Meta të dërgohet në qelitë e paraburgimit. GJKKO pritet që sot të dalë me një deklaratë për mediat, ku të njoftojë se në çfarë ore do mbahet seanca nesër në gjykatë për të.

Igli Celmeta: Nesër GJKKO do të konfirmojë masën e sigurisë arrest me burg. Më pas Meta pritet të dërgohet në qelitë e paraburgimit. Sipas ligjit, GJKKO duhet të dalë me njoftim zyrtar, për të lajmëruar orarin, se kur do mbahet seanca nesër për masën e sigurisë për zotin Ilir Meta.

(Balkanweb)