Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka firmosur marrëveshjen me ministritë e linjës për më shumë kompetenca në arsim, shendetesi dhe bujqësi.

Bashkia Shkodër do të jetë pjesë e një projekti pilot ku bashkitë kanë më shumë kompetenca.

Postimi:

Nga sot Bashkia Shkodër do të bëhet pjesë e projektit pilot 1-vjeçar me një sërë kompetencash të shtuara në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë. 🤝
Kjo marrëveshje shënon një kapitull të ri në decentralizimin e funksioneve nga niveli qendror në atë vendor.

Dua t’i falënderoj ministrat Anila Denaj, Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu dhe Arbjan Mazniku për këtë nismë, në të cilën Shkodra është një nga katër bashkitë ku do të pilotohet një projekt i tillë. 

?