Një aksident ndodhi mesditën e 21 tetorit në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Mësohet se një automjet ka përplasur një biçikletë, e cila drejtohej nga 35-vjeçari Taulant Kulla.

Si pasojë, ky i fundit ka marrë dëmtime në pjesën e legenit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës.

Kulla shprehet se një makinë ka dalë nga rruga dhe e ka përplasur, ku për pasojë ka përfunduar poshtë makinës.

Ndërkohë, policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.