Kenga “Jete”, projekti me i fundit i kengetares Klodiana Vata, vjen si nje dedikim per nenen e saj dhe per te gjitha femrat te cilat e kane fituar betejen me semundjen e rende te kancerit te gjirit. Projeti i titulluar “Jete”, eshte me shume se nje kenge, eshte nje himn i shpreses dhe i triumfit ndaj veshtiresive , nje reflektim i dashurise se pakushtezuar dhe i guximit te grave qe perballen me sfida te jashtezakonshme.
Kjo kenge eshte e lidhur ngushte me “Tetorin Roze”, muajin e ndergjegjesimit per kancerin e gjirit , dhe synon te percoje mesazh per te gjitha grate qe ti japin prioritet shendetit te tyre dhe te bejne kontrollet e rregullta. Klodiana Vata, eshte nje kengetare, aktore dhe radio-host, e cila ka perfunduar studimet per “Acting & Media”, ne Toronto Kanada, dhe eshte nje ze i forte ne disporen shqiptare ne Kanada. Ajo eshte pjese e shume organizimeve e podcasteve, ku ka qene shembull frymezimi e suksesi per te gjithe te rinjte qe studiojne e jetojne ne diaspore.