Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se qëndronte pas një grushti shteti të dështuar të vitit 2016.
“Reuters” shkruan se kundërshtari i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ka humur jetën në Shtetet e Bashkuara ku ishte vendosur.
Gulen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.
Ankaraja e konsideron Gulen si lider të organizatës terroriste “FETO”.
Mediat raportojnë se ai ndërroi jetë pasi u shtrua në një spital në Pensilvani.
Ndërkohë “Herkul”, një faqe interneti e lidhur ngushtë me organizatën FETO, publikoi një deklaratë në platformën , X (ish-Twitter), duke konfirmuar vdekjen. Në postim shkruhej: “Sot (20 tetor), Fethullah Gulen ka ndërruar jetë”.