Një grup turistësh nga Gjermania kanë shpëtuar për mrekulli mbrëmjen e sotme, në aksin Koman – Vau i Dejës.
Turistët ishin duke lëvizur me automjetin e tyre, kur për shkak të rrugës tërësisht të shkatërruar, mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës, janë aksidentuar. Makina e tyre, pjesërisht ka dalë nga ura duke rrezikuar të përfundojë në një humnerë mbi 30 metër dhe pastaj në ujërat e liqenit.
Pasi kanë shpëtuar turistet kanë njoftuar banorët dhe këta të fundit u kanë ardhur në ndihme. Ata kanë bërë të mundur nxjerrjen e makinës dhe shpëtimin e turistëve.
Rruga Vau Dejës – Koman, e cila frekuentohet nga mijëra turistë nga e gjithë bota është jashtë çdo standardi duke regjistruar vit pas viti aksidente te renda me pasojë vdekjen e turistëve, banorëve dhe punonjësve të hidrocentraleve