Ditën e djeshme përfundoi nën pranga me urdhër të SPAK ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, e bashkë me të përfundoi në qeli edhe një i dytë, ndërsa është identifikuar personi i tretë i shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për Altin Hajrin, emër i njohur i botës së krimit në Shijak, i cili del në bisedat në aplikacionin Sky ECC në vitin 2020.

Biseda në të cilët përfshihet edhe një emër tjetër i botës së krimit, Edmond Koci i njohur edhe si Mond Çekiçi.

Bisedat në aplikacionin që u “hapi punë” drejtuesve të grupeve kriminale, por jo vetëm, zhvillohen në mënyrë që të “rregullohen punët” në atë mënyrë, që Çyrbja të ishte pjesë e emrave të sigurt në listat për zgjedhjet e kaluara.

Altin Hajri vijon të jetë në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Ndërsa Edmond Koçi i njohur si “Mond Çekiçi”, ish-anëtar i Bandës së Durrësit është ekzekutuar në mars 2021.

(BalkanWeb)