Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda shpalli sot zyrtarisht thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e 12 drejtuesve të qarqeve.

Kandidatët që do të aplikojnë duhet të dorëzojnë deri më 29 tetor në Komisionin te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë një kërkesë me shkrim, ku shprehin interesin për të aplikuar.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionin ‘Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë’.

Punonjësit e interesuar që shprehin interesin për të aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë” dhe plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”, duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë brenda datës 29.10.2024, ora 16:30, pranë Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dokumentacionin, i cili mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm. (Klikoni këtu për linkun)