Sot përfundoi misioni im 3-vjeçar në drejtimin e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkoder.
3 vite pune plot pasion, sfida dhe përpjekje për të bërë më të mirën për ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në respekt të çdo norme ligjore.
E ndjej detyrim moral të falenderoj publikisht Ministren zj. Elva Margariti për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në maksimumin e energjive dhe këmbënguljes time për qytetin e lindjes Shkodrën.
Ministrin e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit z. Blendi Gonxhja, bashkë me super ekipin e MEK, për mbështetjen e jashtëzakonshme publike në çdo moment, motivimin dhe besimin për të bërë të mundur finalizimin me sukses të shumë projekteve, dashamirësisht dhe me shumë konsideratë në këtë rrugëtim edhe pse të shkurtër së bashku.
Falenderim për mbështetësit e mi të DRTK Shkoder që nga specialistët dhe deri tek punonjësi më i thjeshtë më të cilët përulem plot me respekt.
Falenderim për qytetarët e Qarkut Shkodër, Lezhë e Kukës në veçanti të zonave historike, e posedues të pasurive kulturore ku falë mirëkuptimit dhe mbështetjes të tyre na e lehtësuan misionin tonë të përbashkët, së bashku me partnerë, kolegë, bashkëpunëtorë, miq, gazetarë.
Edhe një ndjesë publike për ato që nuk mund të bëja më tepër, me gjithë përkushtimin tim të përditshëm.
Të punosh per trashëgiminë kulturore dhe të lesh një gur themeli në të është një nga punët më të bukura në jetë dhe të punosh për Shkodrën është një nder.
Çdo ditë, në misionim tim jam udhëhequr nga motoja të bëjmë gjithmonë më mirë, të jemi krijues, të jetojmë plotësisht dhe të mësojmë nga çdo përvojë. Pa u dorëzuar kurrë, por duke u përballur me çdo vështirësi si një mundësi e re për rritje dhe me të njëjtën moto do të ec në sfida të tjera.
Përqafime të gjithëve!