Nje nga projektet me te medha infrastrukturore ne Shkoder, sic eshte ai i Zdrales ka nisur punen. Pas lidhjes se kontrates, projekti me vlere 3.7 milion euro ka nisur zbatimin.
Ka qene vete Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci i cili ne nje postim ne rrjetet sociale ka ndare foto nga nisja e punimeve prane xhamise se Parruces.
Postimi :
E shtuna në punë! Prej dy ditësh firma kontraktuese, fituese e tenderit për projektin e transformimit të Zdrales ka nisur punën për këtë projekt madhor dhe të shumëpritur për Shkodrën.
Puna ka nisur në rrugën “Hamz Kazazi” pranë Xhamisë Parrucë, për të vijuar më pas me të gjithë segmentin në fazën e parë. Na shkoftë mbarë.