Masivi gështenjave në Reç në Malësi të Madhe prej disa vitesh po dëmtohet nga grerëza e cila është një ndër insektet më dëmprurëse në plantacionet e gështenjave.
Specialisti i bujqësisë, Kujtim Rrukaj, thekson se fushata e nisur nga Ministria e Bujqësisë pak vite më parë për mirëmbajtjen dhe ruajtja e gështenjës ka dhënë rezultat.
Rënia e prodhimit këtë vit nuk është vetëm nga ky insekt, por edhe nga kushtet klimatike.
Ndërkohë, pritet që në Malësi të Madhe të ndërtohet një laborator që bën të mundur krijimin e insektit që lufton grerëzën aziatike.
Në zonën e Reçit kultura e gështenjës është 300-vjeçare dhe banorët e kanë bazuar ekonominë familjare tek kultivimi dhe shitja e gështenjave. Pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet në Itali, ku dhe përpunohet.