Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar në lidhje me pretendimet e deputetëve të Partisë Demokratike, se gjatë përplasjeve të djeshme në Kuvend, u është drejtuar arma nga efektivët e FNSH.

Sipas AMP, janë bërë verifikimet e nevojshme dhe ka rezultuar që gjatë angazhimit për vendosjen e rendit në Kuvend, efektivët si të policisë edhe të forcave speciale nuk kanë qenë të armatosur.

Në rregullore theksohet se gjatë tubimeve një punonjës policie nuk duhet të ketë armë me vete dhe nga AMP pohohet se punonjësi nuk ka pasur armë. Nga drejtoria e Policisë së Tiranës kanë nisur hetimet në gjendje të lirë, për organizatorët e tubimit, pasi para Bashkisë së Tiranës ka pasur edhe djegie të gomave. Sipas burimeve, pritet të referohen materiale në prokurori për Klevis Balliun dhe Adriana Kalaja si organizator, por edhe për persona të tjerë. Mësohet se do të jetë 10 persona të cilët pritet të hetohen në gjendje të lirë.