Gjykata e Posaçme ka caktuar datën kur do të mbahet seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe katër të pandehurit e tjerë.
Seanca do të mbahet më 24 tetor, në orën 12:00, raporton gazetarja Anila Hoxha dhe gjyqtare do të jetë magjistratja Flojera Davidhi.
Sali Berisha është me masë sigurie arrest në shtëpi që prej Dhjetorit 2023, pasi refuzoi të zbatonte detyrimin e paraqitjes. Kryetari i PD, së fundmi është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv ndaj zyrtarëve të lartë në lidhje me hetimet e dosjes së ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Edhe dhëndri i tij është nën hetim për të njëjtën dosje, pasi dyshohet se u favorizua nga Berisha dhe përfitoi falas tokën shtetërore.
Gjyqtarja paraprake do të vendosë nëse dosja do të shkojë për gjykim.