Një aksident i pazakontë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se një person është i cili po drejtonte një motor nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i motorit i kishte vjedhur atë dhe në momentin që është pikasur nga pronari i motorit ka tentuar të largohet, duke pësuar aksident.

Ende nuk ndihet gjendja shëndetësore e tij pasi është larguar nga vendi i ngjarjes, duke lënë motorin e përplasur në autostradë.

(Balkanweb)