Një 15-vjeçar mbeti i vrarë në Shkodër në lagjen ‘Skënderbeg’. Burime bëjnë me dije se 15-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një person tjetër, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Të njëjtat burime thonë se autori ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër dhe janë larguar sëbashku nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të miturin në mes të rrugës.

15-vjeçari është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili ka qenë edhe personi që e ka dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht ai nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.